Ministria e Mjedisit

Plani i Përgjithshëm Kombëtar përcakton orientimet kryesore të zhvillimit të turizmit bazuar në potencialet e territorit. Harta e potencialit turistik brenda këtij Plani ilustron zona të cilat klasifikohen si Zona me Rëndësi Kombëtare për vlerat që kanë në planikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit. Një numër i konsiderueshëm i këtyre zonave rregullohet nga legjislacioni sektorial në fuqi, si p.sh: zonat e mbrojtura natyrore; burimet ujore dhe fashat e tyre mbrojtëse; zonat minerare; zonat industriale; zonat e trashëgimisë historike dhe kulturore; monumentet e kulturës; zonat dhe parqet arkeologjike; qendrat historike; brezi bregdetar, etj. PPK-ja mbështet dhe fuqizon rëndësinë që kanë këto zona për interesin kombëtar duke zgjeruar territoret e shpallura në mbrojtje të një pjese të tyre, por edhe duke propozuar zona të reja, të cilat duhet të merren në mbrojtje në përputhje me procedura të përcaktuara në legjislacionin sektorial në fuqi. Në hartën e potencialit turistik detajohet lista e zonave me rëndësi kombëtare, të cilat kanë rëndësi specike për potencialin turistik të vendit.

Lista e zonave të identikuara me përparësi turizmin, përfshin: Brezin bregdetar, Parkun e Alpeve, Parkun e Bunës, Parkun e Vjosës, të gjitha njësitë administrative (në kufijtë e ish-komunave dhe ish-bashkive) me dalje në det, rrjedhat lumore dhe zona buferike rreth tyre, itineraret turistike dhe zona buferike përreth tyre dhe ishujt. Itineraret turistike që identifikohen janë: Via Egnatia, Via Skënderbeg, Itinerari alpino – liqenor që lidhet përtej kufirit me itinerarin turistik të maleve Dinarike, Itinerari vozitës përgjatë liqeneve articiale Koman – Fierzë, Itinerari kulinar – agroturistik. Akset rrugore panoramike dhe zonat e tyre buferike përfshijnë: Aksin Përmet – Ersekë, Aksin Gjirokastër – Sarandë, Aksin e Qafë-Krrabës, Aksin Elbasan – Librazhd. Ndërsa zonat turistike në brendësi të territorit janë: Tërbufi, Mali i Dajtit, Liqenet e Lurës, Liqenet e Belshit, Liqeni i Shkodrës, Liqeni i Ohrit dhe i Prespës, Dardha, Voskopoja, Gjinari dhe Mali i Lenies, në afërsi të Rehovës. Sitet UNESCO ekzistuese dhe të propozuara: Gjirokastra, Berati, Butrinti, Apollonia, Varrezat e Selcës së Poshtme, Zona natyrore dhe kulturore e Ohrit dhe Amfiteatri i Durrësit.