Ministria e Mjedisit

Financuesi: GEF, MTM

Kosto totale: 1,070,000 USD

Kohëzgjatja: Nëntor 2015- Nëntor 2019

Qëllimi i projektit është t’i vijë në ndihmë qeverisë shqiptare për zvogëlimin e mangësive ekzistuese të financimit për sistemin e zonave të mbrojtura, përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura të veçanta, përmirësimin e efikasitetit të kostove në zonat e mbrojtura individuale dhe ndërtimin e kapaciteteve menaxhuese financiare të personelit të zonave të mbrojtura.

Komponentët e projektit janë:

  • Përmirësimi i planifikimit financiar dhe kapaciteteve të menaxhimit të sistemit të zonave të mbrojtura.
  • Rritja e të ardhurave nga zonat e mbrojtura të veçanta.