Ministria e Mjedisit

Dokumenti liston sfidat kryesore me të cilat përballet sektori, përfshi zbatimin e standardeve, cilësinë e shërbimeve dhe faciliteteve turistike, zhvillimin e produkteve turistike, mungesën e bashkëpunimit dhe  koordinimin efektiv mes aktorëve që janë apo mund të ishin pjesë përbërëse e industrisë së turizmit. Ndër sfidat specifike përfshihen:

(1) nevoja për një integrim më të madh të planfikimit të turizmit dhe destinacioneve turistike;

(2) adresimi i dobësive në lidhje me gamën dhe cilësinë e produkteve turistike;

(3) zhvillimi i një mjedisi më të favorshëm ligjor dhe institucional për përthithjen e investitorëve të vendas dhe të huaj privatë;

(4) nevoja për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe strategjike në lidhje me zhvillimin e turizmit në Shqipëri, për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe sigurimin e të ardhurave dhe mundësive të punësimit; dhe

(5) nevoja për miratimin dhe zbatimin e “Strategjisë ndërsektoriale kombëtare të turizmit”.

SKZHI 2015-2020 jep këtë vizion për turizmin në Shqipëri: “një destinacion atraktiv, autentik, mikpritës turizmi në Evropë, bazuar në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, kulturore dhe historike, lehtësisht e arritshme nga tregjet ndërkombëtare”. Dy objektiva strategjitkë për turizmin parashihen në këtë Strategji:

  1. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në vend për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe punësimin, nëpërmjet rritjes së qëndrimeve për ndërkombëtarët dhe rritjes modeste të emigrantëve dhe shqiptarëve etnikë; rritjes së kontributit direkt të turizmit në PBB; dhe rritjes së kontributit direkt të turizmit në punësim
  2. Krijimi i një modeli të integruar të turizmit, me përmasa kulturore, natyrore dhe bregdetare nëpërmjet zhvillimit të një strategjie “Branding Albania” me një logo dhe slogan të unifikuar për investimet në turizëm; miratimit dhe zbatimit të “Strategjisë kombëtare për zhvillimin e turizmit”; zhvillimit dhe zbatimit të një Plani kombëtar për zhvillimin e turizmit, të integruar me Planin e Përgjithshëm të Territorit Kombëtar; dhe krijimit të produkteve të reja kulturore, natyrore dhe të turizmit bregdetar.